GJKKO dënon me 3 vite burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla
Publikuar:
(28.12.2023 11:32:29)

Ish-kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla është dënuar me 3 vite burg nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Lefter Alla do të kryejë vetëm 2 vite burg.
Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë u gjetën fajtorë për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.
Alla përfundoi nën akuzat e ngritura nga SPAK për tenderin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës, ku bashkë me zyrtarë të tjerë të Bashkisë dhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, favorizuan në garë mikun e kryebashkiakut, Aqif Koneshën.
/Shqip.com