Sport Shqiptar

Kreshnik Uka – “bomberi” i Superligës

Kreshnik Uka

Pas dhjetë gjirove të zhvilluar në Superligën e Kosovës në futboll, Kreshnik Uka e mban stafetën e golashënuesit më të mirë në këtë raund të garave.

Sulmuesi i Dreninës e ka tundur rrjetën gjashtë herë, duke i ndihmuar skuadrës së tij që të jetë në garë për “luftën” për titull, shkruan Shqip.com.

Uka, është ndër pikat më të forta të skuadrës nga Skenderaj dhe me golat e tij është shndërruar në njeriun kryesor të repartit të sulmit.

Sa i përket Drenicës, ata gjenden në pozitën dytë, me 17 pikë, një më pak se Ballkani që është lider.

Menjëherë pas Ukës, me nga pesë gola janë Ermal Krasniqi, Gerhard Progni dhe Besnik Krasniqi.

Lista e plotë e golashënuesve më të mirë në Superligë, këtë sezonë

Sezonën e kaluar, golashënsuesi më i mirë ishte Mirlind Daku, i cili shënoi 32 gola dhe u bë golashënuesi më i mirë brenda një sezoni – në histori të Superligës./Shqip.com