Alby prek me rrëfimin e saj: S’kisha askënd pranë kur linda vajzën

Pornostarja, Alby Rydes ka rrëfyer në Big Brother Vip Kosova, disa prej vështirësive që është përballur në jetë.
Ajo ka rrëfyer se prindërit e saj janë ndarë kur ishte vetëm 9 muajsh, pas i ati pinte shumë dhe ishte xheloz, ndërsa ushtronte dhunë ndaj nënës së saj.
Pornostarja ka treguar se nuk flet me babain prej 20 vitesh dhe pavarësisht se ai e ka kërkuar nuk i ka dhënë asnjë shans për të folur bashkë.
“Kur kam qenë 9 muajshe, prindërit e mi janë ndarë. Kam pasur dy motra më të mëdha edhe mesa di unë prindërit kanë pasur probleme, babai pinte dhe ishte xheloz, bënte sherre. Motra e madhe ka vuajtur më shumë sepse i ka parë të gjitha. Kur isha 4 vjeçe mbaj mend që mami dhe babi ziheshin për mua se kush do më mbante mua, kur ishte koha e gjyqit. Unë ndenja me mamin, ndërsa motra e madhe zgjodhi babin me jetuar në Greqi. Motra tjetër zgjodhi gjyshen, dhe nuk jam rritur me asnjërën nga motrat sepse kemi qenë të ndara.
Në moshën 13 vjeçe kanë vendosur të më dërgojnë në Amerikë tek tezja, sepse jemi rritur në shtëpi vetëm me gjyshen dhe mamin. Ata bënë të pamundurën, morën lekë borxh në komshinj dhe kushërinjtë për të plotësuar shumën e parave për të ikur atje. Mami punonte dy punë për të më ushqyer”, tha aktorja e filmave për të rritur.
Ajo ka treguar se kur lindi vajzën e saj në SHBA, nuk kishte pranë asnjë prej të afërmve.
/Shqip.com