Sport Shqiptar

“Skifterat” e fitojnë derbin ndaj Drenicës, Ballkani mbetet lider

SC Gjilani

SC Gjilani ka dalë fitues në ndeshjen e zhvilluar sot ndaj Drenicës, në kuadër të gjiros së dhjetë në Superligën e Kosovës.

“Skifterat” dukeshin më të “uritur” për fitore dhe me shumë mund, arritën që të triumfojnë me rezultat 2-1, për të i arkëtuar pikët e plota, shkruan Shqip.com.

Për të parë golin e parë në këtë takim u desh, të pritej deri në minutën e 65-të, kur Gerhard Progni e plasoi një goditje të fortë më të djathtën – e cila përfundoi në portën e kundërshtarëve.

Progni, shënoi edhe një herë tjetër në këtë ndeshje, pas vetëm dhjetë minutave për të dyfishuar rezultatin në 2-0, kësaj here nga pika e bardhë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, persona që luajnë futboll, njerëz në këmbë dhe bar
Momente nga takimi, Gjilani-Drenica

E gjitha çka mundën të arrijnë ekipi nga Skenderaj deri në fund, ishte goli i nderit i shënuar nga Baton Zabërzgja në minutën e 83-të.

Pas kësaj fitore, Gjilani ka 17 pikë dhe gjendet në vendin e tretë, ndërsa Drenica është një pozitë më lartë, me pikë të njëjta, por me golaverazh më të mirë.

Për fitore u nis edhe Ballkani, por nuk arriti që të regjistrone më shumë se një barazim në ndeshjen e zhvilluar, sot në Klinë – ndaj Dukagjinit.

Përkundër faktit që të dyja skuadrat patën raste të shumta shënimi, asnjëra skuadër nuk arritën që të gjenin rrugën për te goli dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Përkundër këtij barazimi, Ballkani është lider në Superligë me 18 pikë, kurse Dukagjini mbetet në pozitën e tetë, me dhjetë pikë./Shqip.com

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "KOSOVO SUPERLIGA Superliga 2021/2022 Standings Results Fixtures Overall Home Away TEAM Form FC Ballkani MP 2. G PTS Drenica 10 12:7 18 Gjilani 10 15:11 17 Drita 10 13:9 5. 17 Prishtina 10 6. 9:6 16 10 Malisheva 7. 13:10 13 Llapi 10 10:9 12 10 Dukagjini 9 12:12 12 10 Feronikeli 10 8:9 10 KF Ulpiana 10 5:14 10 10 9:19 7 Promotion Champions League (Qualification) Promotion -Europa Conference League (Qualifcation) Superliga (Relegation)"
Gjendja momentale në Superligë