Konjufca pranon Pakon e Zgjerimit 2021
Publikuar:
(20.10.2021 11:59:34)
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, ia dorëzoi të mërkurën Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, Pakon e Zgjerimit 2021.
Pjesë e kësaj pakoje është edhe Raporti i Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të zyrës së BE-së në Kosovë.
Këtë raport, Szunyog gjatë së martës ua ka dorëzuar edhe kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.
Për këtë ajo ka theksuar se asgjë dhe askush nuk do të mund të ndalë vendosmërinë e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës për sundim të ligjit dhe për të mbrojtur integritetin e institucioneve.