Lajme

SPAK i kërkon GJKKO-së “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha

SPAK dorëzon kërkesën në GJKKO për Sali Berishën, një ditë pas pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi.

Prokurorët kërkojnë arrest shtepie për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.

Me 75 vota pro, Kuvendi zhveshi një ditë më parë Sali Berishën nga imuniteti, duke i hapur rrugën arrestimit të tij.

Dy prokurorët e posacëm, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, dorëzuan sot kërkesën për arrestimin e ish kryeministrit Berisha pranë gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka.

SPAK kërkoi ashpërsim të masës ndaj Berishës, ndaj të cilit më herët ishte caktuar detyrim paraqitje, masë të cilën ish-kryeministri nuk e respektoi.

Rikujtojmë se Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Më herët SPAK iu drejtua me një rekurs Gjykatës së Lartë ku kërkon rikthimin në qeli të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Ky i fundit ndodhet në masën e arrestit në shtëpi, pas vendimit të Apelit të GJKKO, po për dosjen Partizani.

Lajmi në përditësim…

/Shqip.com