Reagon Ambasadori Hill me rastin e zgjedhjeve në Serbi
Publikuar:
(22.12.2023 11:10:36)

Ambasadori amerikan, Christopher Hill, ka publikuar një mesazh me rastin e zgjedhjeve në Serbi, në të cilin ka thënë se Qeveria e SHBA-së pret vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Serbisë për çështje me interes të përbashkët.
“Kjo, natyrisht, përfshin çështjet rajonale, por edhe dëshirën e Serbisë për t’u bërë plotësisht pjesë e familjes së kombeve perëndimore,” ka shkruar Hill në platformën “X”.
Ai shtoi se Serbia duhet t’i arrijë shumë për të qenë e gatshme për këtë rrugëtim, e njëra prej tyre është sundimi i ligjit.
Siç tha Hill, zgjedhjet janë një “stres test” për demokracinë dhe kjo vlen për çdo vend.
/Shqip.com