“A je gay ti”, debat i ashpër mes Arditit dhe Palomës

Këngëtari, Ardit Çuni është njëri nga banorët e këtij edicioni të parë VIP të Big Brother Albania, ku ka marrë vëmendje të madhe nga banorët aty dhe publiku jashtë.
Banorët që nga ditët e para kanë filluar që të tregojnë histori nga jeta e tyre, por që tashmë kanë filluar të rritën edhe tensionet pasi që janë bërë dy javë që nga fillimi i këtij spektakli.
Së fundmi Arditi në një bisedë e sipër është nervozuar me gazetaren shqiptare, Palomën, e cila e ka pyetur atë rreth orientimit seksual.

“Me kë ke më shumë shoqëri ti, me gocat apo çunat”, ka qenë pyetja e Palomës e cila ka ngjallur debat mes banorëve.
Pas kësaj Arditi ka thënë që nuk është pyetur ma herët aq hapura për këtë gjë dhe kjo frazë e ka nervozuar Palomën, e cila e nervozuar ka thënë a të dëshiron që të them që je ‘gay’?.
“A dëshiron që ta provosh”, ka qenë kundërpërgjigja e Arditit, i cili i tha që ta mbyll gojën.
Banorët e Big Brother Vip janë duke “luftuar” për çmimin e madhe prej 100 mijë euro që do të ndahet për fituesin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri./SHQIP.com