Sulmohet fizikisht kryetari i FFK-së, Agim Ademi
Publikuar:
(19.10.2021 14:41:04)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është sulmuar fizikisht paraditen e së martës në Parkun e Gërmisë, përcjell Shqip.com.
Siç raportojnë disa medie, dyshohet që ai është sulmuar nga dikush prej zyrtarëve të FFK-së, teksa raportohet se Ademi ka marrë lëndime trupore.

Ndërkaq, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Shqip.com ka thënë se rreth orës 11:00 janë njoftuar për një sulm fizik në Gërmi ku një person ka marrë lëndime trupore.
“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, tha Ahmeti./SHQIP.com