Lajme

Pamjet kur vetura humbi kontrollin në autostradë

Pamjet disa sekondëshe nga autostrada “Ibrahim Rugova”, që dolën mbrëmë kanë përcjellë tmerrin që ka ndodhur aty.

Ndonëse terr, aty vërehen dy vetura me shpejtësi të madhe ku njëra prej tyre shpejt humb kontrollin dhe përplaset në tre të rinjtë që po e shikonin “garën” mes veturave.

Lexo edhe:
Vdekja e tre persona në garën ilegale me vetura, policia jep detaje

 Pasi vetura godet ata, dëgjohet edhe një britmë. Paraprakisht, sipas të gjitha gjasave personi që ka incizuar është dëgjuar duke thënë “ruhi” “ruhi” ose “ruajuni”, por kjo s’ka ndihmuar shumë.

Nga aksidenti kanë mbetur tre të rinj të vdekur dhe tre të lënduar. Policia ka arrestuar shoferin e veturës.

/Shqip.com