Vrasja në burgun e Peqinit, zbardhet dëshmia e Sokol Mjacajt para hetuesve, ndalohen 13 persona
Publikuar:
(16.12.2023 11:24:07)

“Jemi konfliktuar aty për aty me Arben Lleshin. Nuk më prenoi në sektor. Armën e kam futur futur para 20 ditësh apo një muaj”.
Kjo ka qenë deklarata e Sokol Mjacajt para hetuesve një ditë pasi ekzekutoi të dënuarin Arben Lleshajn në burgun e Peqinit.
Dyshohet se arma është futur e plotë dhe dorazi.
Një pjesë e kamerave të sigurisë më I.E.V.P., Peqin nuk punonin, edhe skaneri nuk punonte prej shumë kohësh dhe është rregulluar ditët e fundit.
Burime nga grupi hetimor thonë se janë ndaluar 13 persona pjesë e stafit të burgut, që nga drejtori i burgut e gjithë zinxhiri komandues.
Dyshimet janë se ndryshe nga sa pretendon Mjacaj vrasja të jetë bërë me pagesë.
/Shqip.com