Lajme

30 deputetë të opozitës i dalin në mbrojtje Berishës, çojnë padinë në Kushtetuese 2 ditë pasi SPAK kërkoi “arrest në shtëpi”

Publikohen emrat e deputetëve që kanë firmosur padinë e Partisë Demokratike të Rithemeluar, dërguar në Gjykatën Kushtetuese për të interpretuar nenin 73 të Kushtetutës, lidhur me imunitetin e deputetit.

E gjithë nisma vjen pas kërkesës së SPAK ku i kërkon Kuvendit autorizim për ndryshimin e masës nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha.

30 deputetë të opozitës kanë firmosur duke i dalë në mbrojtje ish-kryeministrit i cili të hënën do të përballet me Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK.

Deputetët, mes të cilëve bie në sy edhe Gazment Bardhi me 10 ligjvënësit që mbështesin atë, i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese të shprehet nëse bllokimi i pasaportës dhe vendosja e masës së sigurimit personal detyrim paraqitje janë apo jo në shkelje me Kushtetutën.

Gjithashtu, deputetët e PD-së të Rithemeluar kërkojnë në pikën 4 të kërkesës edhe pezullimin e masave shtrënguese ndaj Sali Berishës, deri në momentin që Gjykata Kushtetuese do të shprehet me vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.

30 DEPUTETËT QË KANË FIRMOSUR

1 -Greta Bardeli

2- Kastriot Piroli

3- Lindita Metaliaj

4 -Edmond Spaho

5 -Qani Xhafa

6 -Ludovik Hasani

7 -Flamur Noka

8- Gazmend Bardhi

9- Agron Gjekmarkaj

10- Xhelal Mziu

11- Lefter Gështenja

12 -Saimir Korreshi

13 -Luan Baci

14- Elda Hoti

15 -Zheni Gjergji

16 -Dhurata Çupi

17- Helidon Bushati

18- Ramadan Likaj

19 -Edi Paloka

20 -Albana Vokshi

21- Tritan Shehu

22 -Petrit Doda

23- Sorina Koti

24 -Oerd Bylykbashi

25 -Bujar Leskaj

26- Dashnor Sula

27- Ina Zhupa

28- Kasem Mahmutaj

29- Asllan Dogjani

30 – Isuf Çelaj

Reagimi i Gazment Bardhit
Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese nuk është as pro as kundër asnjë arresti, por për të interpretuar në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit. Kuvendi ka vendosur një standart në rastin “Tahiri”, standart që aplikuar ndryshe nga prokuroria në rastin “Berisha”.

Për të qartësuar përfundimisht këtë çështje dhe për të vendosur se cili është standarti i duhur kushtetues, grupi parlamentar i ka kërkuar intepretim Gjykatës Kushtetuese për nenin 73 të Kushtetutës.

Që Gjykata Kushtetuese të ketë kompetencë interpretimi, duhet domosdoshmërisht një konflikt apo çështje konkrete, ndryshe Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për interpretim e dispozitës kushtetuese.

Qëndrimi i grupit parlamentar të PD se prokuroria në rastin e masave shtrënguese ndaj një deputeti duhet të marrë autorizim nga Kuvendi, pavarësisht cili është deputeti për të cilin paraqitet kërkesa, është një qëndrim publik që nga data 23 Tetor 2023.

Ky qëndrim bazohet në standartin që vetë Kuvendi ka aplikuar në të shkuarën. Sikurse po ashtu publik është qëndrimi ynë se mbështesim barazinë para ligjit të cilitdo, dhe se jemi pro që deputet duhet të ketë zero imunitet. Për këtë duhet ndryshim i Kushtetutës, e cila pa u ndryshuar duhet të respektohet.

/Shqip.com