Musliu-Shoshi: Osmani s’e tha asnjë fjalë për heronjtë e Kosovës në Hagë
Publikuar:
(15.12.2023 12:57:25)

Deputetja e Partisë Demokrate të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar ndaj fjalimit të presidentes Osmani në Kuvendin e Kosovës.
Në një postim në Facebook, ajo ka kritikuar të parën e shtetit pse s’ka përmendur krerët e UÇK-së që janë të burgosur në Hagë.
Këtë veprim të presidentes, ajo e ka quajtur “turp”.
“Presidente, asnjë fjalë për heronjtë e gjallë të Republikë së Kosovës që janë të burgosur në Hagë!!!TURP!”, ka shkruar ajo.
/Shqip.com