Salih Mustafës i ulet dënimi
Publikuar:
(14.12.2023 10:53:03)

Paneli i Gjykatës së Apelit të Gjykatës Speciale në Hagë ka shqiptuar aktgjykimin në rastin e Salih Mustafës.
Gjykata e Apelit në Hagë e ka dënuar Salih Mustafën me 22 vjet burg, duke i ulur kështu për katër vjet nga dënimi i shkallës së parë.
Mustafës i është zbutur dënimi nga 26 vite në 22 vite.Mustafa ishte shpallur fajtor për krime lufte nga kjo gjykatë më 16 dhjetor 2022, duke u dënuar me 26 vjet.
Ndërkaq, më 2 shkurt mbrojtja kishte apeluar kundër këtij aktgjykimi.
/Shqip.com