Lajme

O’Brien takohet me Maqedoncin, flasin për partneritet

Ndihmës Sekretari amerikan, Jim O’Brien, ka thënë se ShBA do të vazhdojë mbështetjen për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në procesin e transformimit të saj si forcë mbrojtëse territoriale multi- etnike.

O’Brien, i cili ka pritur në takim Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se kanë riafirmuar partneritetin me Kosovën.

Për këtë takim ka shkruar edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Duke e vlerësuar si takim të rëndësishëm ka thënë se bashkëpunimi në sektorin e sigurisë është thelbësor për arritjen e qëllimeve duke përfshirë edhe integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike.

/Shqip.com