Zbulohet arsyeja pse Shpat Kasapi ka refuzuar ftesen e “Big Brother VIP”

Këngëtari, Shpat Kasapi së fundi në një intervistë ka folur për jetën e tij private dhe refuzimin e ftesës për të qenë banorë në “Big Brother Vip”.
Atij fillimisht i është bërë një lojë nga stafi i “E Diell”, se kinse bashkëshortja e tij do të hynte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Pas kësaj është përgjigjur edhe Shpati i bindur që Selvija nuk do të futej në “Big Brother Vip”.
Ai pohoi se e njihte mirë atë, dhe tha se edhe nëse ajo do të pranonte, këngëtari do të ishte dakord dhe nuk do ta pengonte.
“ E njohë shumë mirë e di që nuk do të futej. Në qoftë se do ta bënte nuk do ta pengoja”, ka shtuar ai.

Pasi stafi i zbuloi se ishte thjesht një lojë me që rast këngëtari zbuloi se edhe ai kishte marrë ftesë, ndonëse e kishte refuzuar.
Dyshja presin të bëhen për herë të parë, prindër të një djali dhe përtej shakave, kjo ishte e vetmja arsye që Shpati nuk e pranoi ftesën e “Big Brother” pasi do t’i qëndrojë pranë bashkëshortes së tij gjatë periudhës së shtatzënisë.
Ai rrëfeu se e ka ndjekur këto kohë reality show-n në veçanti Sabianin./SHQIP.com