Lajme

“Për një fije floku” Fushë Kosova shkon në balotazh

Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha.

0.04 për qind të votave mungesë për Burim Berishën e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë që Fushë Kosova të shkojë në balotazh.

Ai mori 49.96 për qind apo 7 mijë e 842 vota.

Në balotazh do ta ketë rival Enver Bajçincan i cili mori 25.33 për qind apo 3 mijë e 514 vota.

E treta ishte Partia Demokratike e Kosovës me Rrahim Tërnavën me 32.39 për qind.

Ndërkaq, 2.33 për qind mori Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. /Shqip.com

Rezultati zgjedhor në Fushë Kosovë.