Adnan Rrustemi i VV-së ia uron fitoren në Lipjan, Imri Ahmetit të LDK-së

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Lipjanit, Adnan Rrustemi, është i vetmi kandidat deri më tani që ia ka uruar fitoren kundër kandidatit të tij nga LDK-ja, Imri Ahmetit.
Rrustemi përmes një shkrimi në Facebook ia ka uruar fitorën Ahmetit, duke shtuar se në këto zgjedhje lokale kanë pasur rritje të votës.
“Numërimi i votave përfundoi. Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ne në raport me zgjedhjet lokale jemi më shumë se dyfishim. Asambleistët e zgjedhur të Lëvizjes do të jenë këtu për t’u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik. Unë falënderoj nga thellësia e zemrës secilin qytetarë që ka besuar në platformën tonë dhe na ka votuar. Ndërsa, aktivistë të dashur e të mrekullueshëm, ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Me fushatën dinjitoze i keni dhënë peshë Lipjanit dhe e keni nderuar atë, e mua më keni bërë borxhli të përjetshëm. Me atë çfarë kam parë në dijen, kreativitetin e përkushtimin e juaj, jam krejt i bindur që shumë shpejt, Lipjani ju përket juve ashtu sa ju Lipjanit”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.
Imri Ahmeti i LDK-së ka fituar bindshëm në këto zgjedhje lokale, duke lënë prapa me diferencë të thellë kundërkandidatët e tjerë të partive politike.