Lajme

SPAK lëshon 15 arreste për inceneratorin e Tiranës, mes tyre dhe drejtori i bashkisë, Taulant Tusha

Menjëherë pas kongresit të Partisë Socialiste, SPAK ka lëshuar 15 fletë-arresti për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Deri tani mendohet se 4 persona janë vënë në pranga dhe të tjerë janë ende në kërkim.

Mes tyre është edhe drejtori i bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha.

Gjithashtu, urdhër-arreste ka edhe për kokat e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit.

Sërish rëndojnë akuza ndaj Alqi Bllakos si dhe Lefter Kokës, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit.

/Shqip.com