Lajme Botë

Nën masat e rrepta të sigurisë, Erdogan mbërrin në Athinë (Video)

Më herët se sa ishte planifikuar fillimisht, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mbërriti në Athinë për Këshillin e Lartë të Bashkëpunimit dhe kontaktet që do të ketë me Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin, Kyriakos Mitsotakis.

Erdogan do të pritet në Greqi, siç njoftoi ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis.

Në aeroportin “Eleftherios Venizelos” gjithçka ishte gati që herët për mbërritjen e tre avionëve me të cilët udhëtonte presidentin turk dhe shoqëruesit e tij me masa drakonike sigurie siç parashikoheshin për raste të tilla.

/Shqip.com