Nisma e para në Malishevë
Publikuar:
(17.10.2021 21:31:53)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot në Kosovë.
Nga afro 54.05 të votova të numëruara deri më tani kandidati i Nismës, Ekrem Kastrati është duke prirë me 37,91%.
Në këtë garë i dyti është kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj, i cili deri më tani numëron 25.61% të votave.
Ndërsa, Bajrush Hoti i LDK-së numëron 18.26 %, Alban Krasniqi i LVV me 14,89 %, Kastriot Berisha i AAK-së me 3.09 %.
Më pak i votuari deri më tani në këtë garë është Selajdin Bytyqi i SB-së me 0,24 %. /SHQIP.com
