Kulturë Kino

Arti shqiptar në zi, shuhet në moshën 75-vjeçare aktori Mirush Kabashi

Dy javë pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh të komedisë Zef Deda, një tjetër aktor i madh i plejadës së artë të kinematografisë shqiptare ndahet nga jeta.

Bëhet fjalë për aktorin e madh Mirush Kabashi, i cili ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi ka mbyllur sytë mesnatën e sotme.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com