Publikohen pamje nga vendi ku u dogj makina me të cilën u rrëmbye 14-vjeçarja në Shkup
Publikuar:
(04.12.2023 13:44:09)

Në fshatin Brazdë, në gjysmë të rrugës për në aeroportin sportiv të Stenkovec, janë gjurmët e makinës së djegur të atyre që vranë 14-vjeçaren, Vanja Gjorçevska.
Vendi mund të arrihet vetëm nga një rrugë me baltë, të cilën pak njerëz e dinë, madje edhe vendasit nga Brazda nuk e dinë vendndodhjen e saktë.
Në rrugën lokale për në fshatin Brazdë nuk ka shumë trafik dhe në dy vende ka një kthesë që të çon në lokacionin ku ka mbetur e djegur vetura.
Kjo është rruga në të cilën lëvizën autorët e krimit ndaj 14-vjeçares.
Sipas informacioneve zyrtare nga hetimi, trupi i Vanja Gjorçevska është varrosur pranë veturës së djegur, në arat e fshatit Brazdë, në drejtim të aeroportit sportiv të Stenkovec.
/Shqip.com