EXIT POLL-i i Klan Kosovës: Kuçi e fiton sërish Junikun pa balotazh
Publikuar:
(17.10.2021 20:35:08)

Komuna e Junikut është një nga komunat që sipas EXIT POLL-eve të publikuara sot pas mbylljes së qendrave të votimit, nuk do të shkojë në balotazh, transmeton Shqip.com.
Bazuar në EXIT POLL-in e prezantuar në Klan Kosova, Agron Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka arritur të sigurojë edhe një mandate në krye të kësaj komune.
Gjithmonë sipas rezultateve të EXIT POLL-it, me 60.09 për qind të votave, Kuçi udhëheqë edhe për një mandat.
Ndërsa kundërkandidati i Kuçit – Ruzhdi Shehu nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka fituar 36.02% të votave. /Shqip.com