Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës? Ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin e Rithemelimit
Publikuar:
(02.12.2023 16:49:46)

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit.
Ish-kryeministri Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse vajza e tij do të bëhet pjesë e politikës, ai u shpreh se Argita Malltezi thjesht mbajti një fjalim si aktiviste e PD, ku shprehu mendimet e veta.
“Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD. Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta.”, tha Berisha.
/Shqip.com