Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, ndërron emrin dhe fenë
Publikuar:
(29.11.2023 11:19:18)

Ish-komandanti dhe një prej anëtarëve kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sabit Geci, e ka ndërruar emrin dhe fenë.
Famullia e Shën Mihillit në Doblibarë të Gjakovës njoftoi në Facebook se Geci tashmë është pagëzuar me emrin Kastriot dhe është konvertuar në fenë katolike.
“Pagëzimi i ish-Komandantit të UÇK-së Sabit Geci. Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”, thuhet në njoftimin e kësaj famullie.
/Shqip.com