Rohde: Kosova po rrugëton mbarë në reduktimin e ngrohjes globale
Publikuar:
(26.11.2023 20:55:10)

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka thënë se Kosova është në rrugë të mbarë në reduktimin e ngrohjes globale, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra.
Këtë, ambasadori Rohde, e tha në platformën X, ndërsa kanë mbetur edhe më pak se një javë nga konferenca kryesore e këtij viti për ndryshimet klimatike, COP28.
“Më pak se 1 javë për të shkuar në konferencën kryesore të këtij viti për ndryshimet klimatike: COP28!”, tha ai.
“Reduktimi i ndikimit të ngrohjes globale nuk është i mundur pa tranzicionin e energjisë. Është mirë të shohësh që Kosova është në rrugë të mbarë, duke krijuar stimuj për investime të gjelbra!”, ka thënë ai.
/Shqip.com