Policia në Veri sekuestron aparate për prodhimin e kriptovalutave
Publikuar:
(26.11.2023 20:50:46)

Policia e Kosovës ka sekuestruar aparate për prodhimin e kriptovalutave në një shtëpi në Mitrovicë të Veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Dukagjinin se për këtë rast nuk ka persona të arrestuar.
“Rreth orës 16:00 është bastisur një shtëpi në Mitrovicë të Veriut. Policia gjatë bastisjes ka sekuestruar aparate për prodhimin e kriptovalutave”, ka thënë Elshani.
/Shqip.com