Shoferi i taxit në Fushë-Kosovë dyshohet se ngacmoi seksualisht një kliente
Publikuar:
(26.11.2023 09:54:04)

Një grua ka raportuar në Polici se derisa ka qenë në një “taxi” shoferi e ka ngacmuar seksualisht.
“NGACMIM SEKSUAL – Fushë Kosovë 25.11.2023-17:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qen në TAX-i, është ngacmuar seksualisht nga drejtuesi i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 – orësh të Policisë së Kosovës.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt hetimore.
/Shqip.com