Dyshohet se një qytetar ka fotografuar votën në Prizren
Publikuar:
(17.10.2021 15:35:32)

Një qytetar dyshohet se ka fotografuar votën në një qendër të votimit në Prizren.
Incidenti ka ndodhur në shkollën fillore “Mati Logoreci”, më saktësisht në vendvotimin 2009/A.
Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Siç ka bërë të ditur ai, i dyshuari është ndaluar dhe me rastin po merren hetuesit policorë.
Sot po mbahen zgjedhjet e shtata lokale në Kosovë që nga përfundimi i luftës më 1999./SHQIP.com