Sport Shqiptar

Trajneri i Southamptoni me fjalë të mëdha për Brojën

Armando Broja

Armando Broja e shënoi të shtunën golin e parë me fanelën e Southamptonit, në ndeshjen kundër Leeds United.

Fjalë të mira për sulmuesin shqiptar ka thënë edhe trajneri i skuadrës së tij, Ralph Hasenhuttl, shkruan Shqip.com.

“Është kërcënim te zona rivale dhe ka shpejtësinë e duhur për të arritur te një mbrojtës dhe që të godas portën”, tha ai ndër të tjera.

Armando Broja strike sinks Leeds and gives Southampton first win | Premier  League | The Guardian
Armando Broja

Ai po ashtu shtoi se “Adams ishte i dëmtuar, na duhej një sulmues i madh. Armando shënoi me Shqipërinë dhe mendova se do të ishte momenti i duhur për të që të na tregonte se mund të luajë për 90 minuta”.

Broja, është vetëm 20 vjeçar, këtë sezon është i huazuar te Southamptoni, kurse është në pronësi të Chelseat.

Ky është huazimi i dytë radhazi, pasi në sezonën e kaluar ishte i huazuar te Vitese, ku regjistroi dhjetë gola dhe dy asistime, në 30 ndeshje të zhvilluara./Shqip.com