Kosova më 2024 nikoqire e ngjarjes më të madhe evropiane për gazetarët
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka njoftuar se në maj të vitit 2024 do të organizojë në Prishtinë takimin vjetor të gazetarëve nga e gjithë Evropa.
Në njoftimin e tyre kanë falënderuar edhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës me të cilin kanë bashkëpunim tepër të ngushtë.
Për një vendim të tillë të EFJ ka reaguar edhe kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha.
Ai ka thënë se është tepër i lumtur dhe mirënjohës për një vendim të tillë të EFJ-së për të mbështetur ofertën e Kosovës për të pritur ngjarjen më të madhe vjetore të gazetarëve nga e gjithë Evropa.
“Mirë se vini në Prishtinë”, ka shkruar Rexhaj.
Vitin e kaluar EFJ takimin vjetor e ka organizuar në Holandë.
Overwhelmed and thankful of EFJ's decision to support our bid to host the biggest European annual event of journalists. Welcome to Prishtina, #Kosovo 🇽🇰 https://t.co/ZuzhQMn3ql
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) November 21, 2023
/Shqip.com