Sport Shqiptar

Gjilani dhe Ballkani mjaftohen me barazim

Gjilani-Ballkani

Ka përfunduar pa fitues, derbi i gjiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit.

Përkundër fakitit që të dyja skuadrat e synonin fitoren, takimi u mbyll me rezultat 1-1, shkruan Shqip.com.

Për të parë golin e parë në këtë ndeshje u desh të pritej deri në minutën e 57-të, kur Gerard Progni e shënoi një gol maestral, ndërsa asistues ishte Fiton Hajdari.

Por, gëzimi i gjilanasve zgjati vetëm gjashtë minutave, pasi suharekasit e barazuan rezultatin, pas vetëm gjashtë minutave.

Ishte, Nazmi Gripshi që e tundi rrjetën nga gjuajtja e lirë, për të bërë ndeshjen edhe më dramatike.

Deri në përfundim të këtij takim, të dyja skuadrat u orvatën për të shënuar gola, por rezultati mbeti i njëjti.

Pas këtij barazimi, Ballkani mbetet në vendin e dytë me 17 pikë, ndërsa Gjilani është në vendin e tretë me tre pikë më pak.

Në takimet tjera u shënuan këto rezultate:

Prishtina 1-2 Llapi

Dukagjini 2-0 Malisheva/Shqip.com

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "3KT SUPERLIGA Tabela Club 1 Drenica M GD Pt 2 9 Ballkani 5 17 3 9 Gjilani 5 17 Drita 9 3 14 5 9 1 Malisheva ----- 13 6 9 Prishtina 2 12 7 9 2 Feronikeli ----- 10 8 9 -7 Dukagjini ----- 10 9 9 -1 9 Llapi ----- Ulpiana 10 9 -6 9 9 -4 7"
Tabele e Superligës së Kosovës – pas nëntë gjirove