KQZ sqaron nëse mund të votoni me kusht në zgjedhjet lokale
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/08/KQZ1.png)
Nuk mund të votoni me kusht në zgjdhjet lokale të 17 tetorit në një komunë ku nuk jeni të regjistruar.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ai sqaroi se votat me kusht vlejnë vetëm brenda komunës ku votuesi është i regjistruar.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/10/Valmir-Elezi1-1024x683.jpg)
“Është e nevojshme të sqarojmë se votimi me kusht është i mundur për një votues vetëm brenda komunës ku ai është i regjistruar si votues”.
“Votimi me kusht nuk është i mundur nga njëra komunë në tjetrën. Pra, votuesi i një komune nuk mund të votojë në komunën tjetër”.
“Për dallim nga Zgjedhjet për Kuvend në të cilat e gjithë Republika e Kosovës është një zonë zgjedhore, në Zgjedhjet Lokale çdo komunë është një zonë e veçantë zgjedhore dhe në vendvotimet e asaj zone ka fletëvotime vetëm të asaj komune”, ka thënë Elezi.
Zgjedhjet Lokale mbahen më 17 tetor në të gjitha komunat e Kosovës.
Për këtë, Qeveria e Kosovës ka vendosur të premten që të largojë orën policore për personat e angazhuar në zgjedhjet lokale. /Shqip.com