Sport Shqiptar

Mësohet orari i ndeshjeve në Superkupën Mbarëkombëtare

Superkupa mbarëkombëtare

Dy gjysmëfinalet e Superkupës Mbarëkombëtare në konkurencën e meshkujve do të zhillohen në Durrës dhe Shkodër.

Ndërsa, finalja do të zhvillohet në Shkodër, shkuan Shqip.com.

Në gjysmëfinalen e parë do takohen Teuta dhe Ylli, me datë 16 tetor, në Pallatin e Sporteve “Ramazan Njala”, me fillim nga ora 17-00.

Skuadra nga Durrës, në edicionin e kaluar ishte Kampione e Ligës dhe fituese e Kupës në Shqipëri, kurse Ylli është kampion i Ligës Unike dhe Kosovës.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Momente gjatë një ndeshje në Superkupën Mbarëkombëtare

Takimi i tjetër do të zhvillohet ndërmjet Vllaznisë nga Shkodra dhe Sigal Prishtinës, që pritet të jetë një derbi. Prishtina është skuadra më e trofeshme në Kosovë, kurse ekipi nga Shqipëria do e ketë përkrahjen nga publiku.

Dy fituesit, do të takohen në finale me datë 17 tetor, në Pallatin e Sporteve “Qazim Dërvishi”, me fillim nga ora 19-00.

Orari i plotë i ndeshjeve:

16 Tetor

Durrës: Pallati i Sporteve “Ramazan Njala”

17:00 Teuta – Golden Eagle Ylli

16 Tetor

Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi”

20:30 Vllaznia – Sigal Prishtina

17 Tetor

19:00 Finalja

Shkodër: Pallati i Sporteve “Qazim Dërvishi”/Shqip.com