Konfirmohet bashkëpunimi i shumëpritur në estradën shqiptare?

Tashmë e disa ditë më mediat rozë është përfolur për një bashkëpunim të mundshëm në mes të Ghetto Geasyt, Majkut dhe Xhensila Myrtezaj.
E gjithë kjo pasi që Xhensila postoi disa fotografi më një ndryshim të ri në pamje.
Një gjë të tillë e kanë bërë tashmë edhe anëtaret e labelit Babastars, ku kanë postuar pamje nga vendi i njëjtë i skenës se videoklipit, i cili pritët të lansohet shumë shpejt, por duke mos dhënë detaje më tepër.

Në anën tjetër, kënga e fundit e Geasyt ishte “Andiamo” në bashkëpunim me Stinen. Projekti që tre muaj nga lansimi numëron mbi tre milionë klikime.
Edhe projekti i fundit i Majkut është bashkëpunim. Ai ka bashkuar forcat me reperin, Ledri Vula në këngën “Marr”, ku për katër muaj ka arritur mbi 23 milionë klikime.

Ndërsa, kënga e fundit e Xhensilës ishte “Prit Pak” në bashkëpunim me Lumi B e lansuar para tre muajve./SHQIP.com
