Sanksionimi i Nexhat Krasniqit, Hovenier: Kjo tregon sa seriozisht i marrim çështjet e korrupsionit
Publikuar:
(03.11.2023 17:34:42)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar pasi vendi i tij ka sanksionuar ish-zyrtarin e Prokurimit të Ministrisë së Tregtisë Nexhat Krasniqin.
Hovenier ka thënë se ky njoftim nga Amerika tregon se sa me seriozitet e trajtojnë çështjen e korrupsionit.
“Ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara i trajtojnë çështjet e korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien dhe për të penguar sjelljen e ardhshme kriminale duke mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit”, ka shkruar Hovenier.
/Shqip.com