Sport Ndërkombëtar

Pedri: Shpresoj të qëndroj në Barcelonë edhe pas vitit 2026

Pedri Gonzales

Tashmë është edhe zyrtare: Pedri Gonzales e ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2026.

18 vjeçari që po mahnitë botën e futbollit me formën dhe talentin e tij, përkundër interesimeve nga klubet tjera ka vendosur që të i qëndrojë besnik katalunasve, shkruan Shqip.com.

Ai është shprehur i lumtur se do qëndrojë në “Camp Nou”, ndërsa ka thënë se shpresoj të qëndrojë aty edhe pas vitit 2026.

“Unë dua të falënderoj presidentin dhe të gjithë klubin. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj të qëndroj edhe shumë vite pas vitit 2026. Këto janë kohë të vështira. Por, ne jemi klubi më i mirë në botë dhe do të vazhdojmë të arrijmë gjëra të mëdha”.

Pedri Gonzales dhe Joan Laporta

Se sa i rëndësishëm është ai për ekipin blaugran, e tregon edhe fakti që i kanë vënë klauzolë prej një milliard eurosh.

Momentalisht, Gonzales është i lënduar dhe nuk do jetë i gatshëm për ndeshjen e së dieles kundër Valencias.

“Nuk e di kur do të kthehem. Unë jam shumë i etur për të kthyer besimin duke ndihmuar ekipin më të mirë në botë të fitojë. Është një kënaqësi e vërtetë të ndash mesfushën me Sergio Busquets dhe Frenkie De Jong, pasi e bëjnë gjithçka shumë më të lehtë”.

Pedri u transferua te katalunasit në vitin 2020, ndërsa për kartonin e tij, Barcelona i kishte paguar Las Palmas, hiq më shumë se pesë millionë euro.

Që nga atëherë, ai ka zhvilluar 44 ndeshje në La Liga dhe nëntë në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tre herë./Shqip.com