Ambasadorët britanikë të Prishtinës e Beogradit vizitojnë Manastirin e Graçanicës

Dy ambasadorët britanikë të Kosovës dhe Serbisë, Nicholas Abbott dhe Edward Ferguson, kanë shkuar për vizitë në Manastirin e Graçanicës ku janë takuar me Peshkopin Teodosije.
Për këtë vizitë ka njoftuar Dioqeza e Rashkë-Prizrenit në X, duke thënë se Teodosije iu ka thënë ambasadorëve se është “situatë shqetësuese” për besimtarët e kishës serbe në Kosovë.
“Ipeshkvi i Rashka-Prizrenit dje ka pritur në Manastirin e Graçanicës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, z. Nicholas Abbott dhe ambasadorin e MB-së në Beograd, z. Edward Ferguson. Ipeshkvi i informoi ambasadorët për situatën shqetësuese në të cilën jeton Kisha Ortodokse Serbe dhe besimtarët e saj në Kosovë, duke shprehur besimin se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të trajtojë çështjet e të drejtave fetare dhe të njeriut në këtë rajon dhe veçanërisht mbijetesën dhe mbrojtjen e Kishës Ortodokse Serbe, me vëmendje të veçantë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të #Ballkanit”, thuhet në njoftimin e dioqezës.
Sipas njoftimit, dy mysafirët bënë një xhiro në Manastirin e Graçanicës dhe u njohën me “historinë e tij shekullore, rëndësinë shpirtërore dhe vlerat artistike”.
Bishop Teodosije met with ambassadors from the United Kingdom
The Bishop of Raška-Prizren yesterday received the UK Ambassador to Pristina, Mr. Nicholas Abbott, and the UK Ambassador to Belgrade, Mr. Edward Ferguson, at the Gračanica Monastery.
The Bishop briefed the… pic.twitter.com/Dnh2yKoshj
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) November 2, 2023
/Shqip.com