Sport Ndërkombëtar

E jashtëzakonshme, Messi “mbret” i futbollit edhe në vitin 2023

Sirtari i Leo Messit është i mbushur me trofe ekipor dhe individual. Por, nga sonte do e ketë edhe një më shumë. Ai e ka fituar Topin e Artë, për vitin 2023. Për Messin ky është i teti në karrierën e tij.

Asnjë futbollist nuk ka fituar më shumë se ai. Ky çmim vije pasi Leo e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën, pasi në finale e kishte mposhtur Francën në penallti.

Ai la prapa vetës emra të mëdhenj si Haaland dhe Mbappe. 36-vjeçari tashmë po luan në elitën e futbollit amerikan, me skuadrën e Inter Miamit, teksa së fundmi ishte pjesë e PSG-së.

/Shqip.com