Lajme

Menaxhmenti i Trepçës i suspendon nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve dhe disa punëtorë

Menaxhmeti i ndërmarrjes Trepça e ka suspenduar nga puna kryetarin e Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Jonuzi.

Suspendimi do të vlejë deri në marrjen e vendimit nga Komisioni Disiplinor, thuhet në vendimin të cilin e ka siguruar T7.

Së bashku me Januzin, nga puna janë larguar përkohësisht edhe Fevzi Ademi, Destan Kerleshi, Gani Osmani e Eset Meha.

Sipas arsyetimit të vendimit, ata e kanë shkelur ligjin dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues. Ata, sç thuhet në vendim, nuk e kanë respektuar ligjin për greva për ta paralajmëruar atë.

“Meqë rast të lartcekurit publikisht janë prezantuar si përfaqësues të grevistëve duke parashtruar kërkesa në kundërshtim me ligjin, rrezikuar shëndetin, sigurinë dhe jetën e minatorëve dhe duke shkaktuar dëm material mbi 50,000 euro, këtu nuk kemi të bëjmë me grevë por me sabotim dhe keqpërdorim të drejtës në grevë”, thuhet në vendim.

/Shqip.com