Një i vrarë dhe dy të plagosur në Vushtrri

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur sot në orën 15:50 në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” në Vushtrri.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe është konfiskuar një armë.
“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.
Lidhur me vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë në Vushtrri ka folur edhe Kryeprokurori Ismet Ujkani.
“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me policinë po marrin veprime në drejtim të hetimit dhe ndriçimit të ngjarjes. Për detaje të tjera nesër”, tha Ujkani.
/Shqip.com