Lajme

E konfirmon Kurti, emisarët perëndimorë i lanë një plan të ri

Zyra për Media e kryeministrisë ka konfirmuar se pesë emisarët evropianë kanë propozuar tek kryeministri Albin kurti planin e tyre të ri për ecjen përpara. Kurti sipas ZKM-së i ka falënderuar dhe ka dhënë vlerësimet e tij për propozimin e ri perëndimor dhe për një gjë të tillë diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht.

Në këtë takim Kurti ka thënë se është e nevojshme që të ketë një reflektim cilësor dhe të ketë një qasje të re, referuar bisedës për normalizimin e raporteve përkatësisht zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Implementimit.

“Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë.

Kurti gjithashtu ka theksuar  që prioritet kryesor dhe çështje urgjente për Republikën e Kosovës është siguria e shtetit dhe e qytetarëve, e kufijve dhe e territorit.

Pas sulmit terrorist dhe kriminal të 24 shtatorit të kryer nga grupe paramilitare me sponsorim dhe pjesëmarrje të Serbisë, ndëshkimi është vendimtar për mospërsëritje.

/Shqip.com