Naim Tërnava rikonfirmohet në postin e Myftiut për të 5 herë me radhë
Publikuar:
(21.10.2023 13:38:42)

Trupi zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës, në një mbledhje të veçantë, ka rizgjedhur në krye të këtij institucioni fetar edhe për një mandat pesë vjeçar, myftiun Naim Tërnava.
Kryetarë e Këshillave dhe drejtuesit e institucioneve të Bashkësisë Islame në gjithë Kosovën, në mënyrë unanime votuan për zgjedhjen e Tërrnavës. Si kandidat i vetëm në këtë garë, Naim Tërrnava do të jetë në krye të BIK-ut deri në vitin 2028.
Kjo është hera e pestë që Tërnava rimerrë drejtimin e BIK-ut.
/Shqip.com