Nga kush u kërcënua Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj?
Publikuar:
(18.10.2023 15:15:18)

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, ka thënë se gjatë ditës së sotme është kërcënuar dy herë.
Njëri kërcënim ka thënë se i është bërë rrugës duke shkuar në punë, derisa i dyti në zyrën e saj në Fakultetin e Mjekësisë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Te nderuar qytetar,
Une sot jam kercnuar dy here. Njehere rruges duke ardhur ne pune dhe e dyta ne zyren time ne Fakultet.
Le ta kuptoj kushdo qe eshte pas qe nuk munden me me kercnu, shantazhu dhe qe vendimet e mija do te jene gjithmone ne te mire institucioneve dhe qytetarit.
/Shqip.com