Lajme Botë

Pamje me dron/ Momenti kur Izraeli hedh në erë ndërtesën ku fshihej kreu i inteligjencës së Hamasit

Forcat ajrore të Izraelit kanë publikuar në rrjetet sociale pamjet e sulmit ajror, ku mbeti i vrarë kreu i shërbimit sekret të Hamasit.

Në videon e publikuar thuhet se sulmi ajror u krye në Khan Younis në Rripin e Gazës.

Madje nga pamjet shihet sesi një ndërtesë goditet dhe bëhet rrafsh me tokën nga raketat izraelite.

Sulme të tilla ushtria izraelite është duke i zhvilluar nga 7 tetori, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hamasit mbi qytetet izraelite.

E deri më tani nga të dyja palët raportohet për mijëra të vdekur dhe dhjetëra mijëra tjerë të plagosur.

/Shqip.com