Challandes: Pas ndeshjes kundër Spanjës, Enrique më tha se ishte e vështirë të luajnë ndaj Kosovës

Në konferencën e mbajtur për media, Bernard Challandes ka thënë ndër të tjera se Luis Enrique ishte i befasur me ekipin e Kosovës, pasi u përballen me “Furinë e Kuqe”.
“Në fund, Luis Enrique, trajneri i ekipit më të mirë në botë më tha se ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Ne ishim shumë të befasuar me lojën që e treguat sot”, tha 70 vjeçari, përcjellë Shqip.com.
Ai po ashtu shtoi se ” Nëse mendoni se Kosova mund të mposhtë kundërshtarë si Suedia dhe Spanja, atëherë duhet të më falenderoni mua, pasi kam merita në ndërtimin e kësaj skuadre”.

Zvicerani e përmendi disa herë faktin që ai i është përkushtuar më shumë lojës dhe krijimit të një skuadre për të ardhmen dhe rezultatet nuk janë gjithçka.
Challandes, gjithatshtu tha se duhet pasur shumë durim, pasi një e ardhme e ndritur në pesë vitet e ardhshme e pret Kosovën.
“Ambicia është e mirë, por duhet të jeni me këmbë në tokë. Duhet pasur shumë durim, u shpreh ai.
Për fundi, ai tha ” I uroj më të mirën trajnerit të ri. Nuk e di se kush është, por ai do të ketë një knaqësi për të trajnuar këtë ekip”./Shqip.com