Lajme Botë

Ku fshihet Hamas? Rrjeti i tuneleve nëntokësore ana e panjohur e Gazës dhe militantëve

Militantët ekstremistë të Hamasit pritet të përballen me egërsinë e përgjigjes së ushtrisë Izraelite, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve që ata bënë të shtunën në mëngjes në disa qytete të Izraelit. Natyrisht që ushtria izraelite është shumë më e mirëpajisur dhe e përgatituer sesa një grup militant ekstremist si Hamasi, që për më tepër, fshihet edhe mes civilëve palestinezë, që jetojnë në Rripin e Gazës, më shumë se 2 milionë njerëz në një hapësirë prej pak më shumë se 350 kilometrash katrorë.

Por “asi në mëngë” i Hamasit në rast se Izraeli sulmon Gazën, është një qytet nëntokësor, 40 metra nën sipërfaqen e tokës. Në qytetin me popullsi të dendur të Gazës, ekziston një qytet nëntokësor me tunele, i ashtuquajturi “Gaza Metro”. Tunelet e krijuara nga Hamasi, nisin nga territori i Gazës dhe arrijnë në Egjipt, siç bëhet me dije në një artikull të gazetës franceze “Le Figaro”.

Sipas analistëve ushtarakë, sulmi tokësor që pritet të nisë Izraeli, ka karakteristikën e një kërcënimi asimetrik, për shkak të tuneleve të gjera që ekzistojnë nën Rripin e Gazës. Kjo pasi forcat izraelite ka të ngjarë të “bien” në një pritë të luftëtarëve të Hamasit në çdo moment për shkak të tuneleve ekzistuese.

Gjithashtu gjasat janë që edhe izraelitët e marrë peng gjatë të shtunën, te jenë dërguar pikërisht në këto tunele, duke u ekspozuar edhe më shumë ndaj rrezikut të sulmit të ushtrisë izraelite, që pritet të ndërhyjë në Rripin e Gazës.

Pasazhet nëntokësore në Gaza janë shtëpi, depo armësh, luftëtarë palestinezë dhe ndoshta pengje izraelite. Rrjeti i kalimeve dhe tuneleve nëntokësore përshkon Rripin e Gazës, Izraelin dhe Egjiptin, të cilat përdoren gjithashtu si korridore të vërteta sekrete.

Dhe nëse fillimisht kalonte kontrabandë nëpër galeri, tani është kthyer në një mjet të vërtetë ushtarak për grupet e armatosura palestineze, të cilat mbajnë në të edhe armatim të rëndë, duke përfshirë armë, raketa dhe shumë municione.

Këtë e vërtetoi sulmi i befasishëm i së shtunës, më 7 tetor, në orët e para të mëngjesit në tokën izraelite nga mijëra terroristë të Hamasit. Terroristët e organizatës sunite palestineze kaluan me lehtësi tunelin.

Dhe ndërsa ushtria izraelite përgatitet për një ofensivë të madhe në Rripin e Gazës, rrjeti nëntokësor mund të dëmtojë seriozisht trupat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit. Grupe raketahedhësish të fshehura disa metra thellë mund të dalin nga një sistem kapelë për të shpërthyer dhe zhdukur përsëri.

Ushtria izraelite kishte bombarduar metronë e Gazës në vitin 2021, por një pjesë e këtij rrjeti mbeti e panjohur nga autoritetet e Tel Avivit gjë që vështirëson operacionet e tij.

/Shqip.com