Lajme

Edi Rama sqaron deklaratën për KFOR-in në veri të Kosovës

Deklarata e Edi Ramës se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll situatën në veriun e Kosovës, ngalli mjaft reagime. Sot, kreu i qeverisë ishte në interpelancë me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku pikërisht për këtë deklaratë dhe qëndrimin e Tiranës zyrtare ndaj sulmeve terroriste në veri Banjskë.

Rama tha se ka kërkuar që përgjegjësinë në veri ta marrë KFOR pasi sipas tij forcat e Kosovës nuk e bëjnë dot.

“Kufiri me Serbinë është katandisur në një rrjet të çarë kudo, ky hyjën armatime drogë,ndërkohë që forcat ekzistuese të kufirit janë të pamjaftueshme. Unë këtë flasë për përgjegjësinë absolute që KFOR do të marrë për ta vënë në kontroll Veriu. Gjë që forcat e Koosvës nuk e bëjnë dot. Këtë e thonë vet udhëheqësit e lartë të Kosovës. KFOR e ka shprehur sa herë ka kërcitje pakënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës, sepse është e qartë nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar dhe pastaj justifikohet se nuk kemi bashkëpunimi. Kam thënë gjënë e duhur për interesin e Shqipërisë dhe të Kosovës”, u shpreh Edi Rama.

Pas sulmit terrorist në veri të Kosovës ku humbi jetën rreshteri Afrim Bunjaku, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë një rezolutë që dënon agresionin e grupeve kriminale serbe si dhe i bën thirrje Beogradit të hetojë organizatorët.

/Shqip.com