Banorët e “BBV” thyejnë rregullat, fillojnë paralajmërimet për ndëshkimet e para

Spektakli i transmetimit të” Big Brother VIP” ka filluar dhe që nga hyrja moderatorja, Arbana Osmani ka bërë të ditur se disa nga banorët kanë thyer rregullat.
Banorëve i është shfaqur klipi, me momentet ku ata kanë thyer rregullat dhe të gjitha janë bërë të ditura për publikun.
Mos respektimi i orarit për bërjen e bugjetit, mikrofonat jo të ndezur për 24 orë, janë vetëm disa nga rregullat që janë thyer.
Ndonëse banorët e morën me të qeshur, Arbana u tërhoqi vëmendjen se rregullat duhet respektuar, pasi janë të vendosura nga dikush tjetër dhe një gjë e tillë është e patolerueshme.

Në shtëpinë më të ndjekur ka mbërritur një zarf i zi, i cili tregonte se disa prej tyre do të merrin një dënim.
Tashmë mbetet për tu parë në fund të spektaklit se cili do të jetë dënimi për ta.
Më pas Fifi dhe Graniti gjatë kësaj nate të spektaklit janë ftuar në dhomën e rrëfimit për të folur për raportin mes tyre.

Graniti ka treguar se gjatë kësaj jave ka pasur raste që është ndjerë keq, e Fifi ka qenë ajo që ia ka hequr mërzinë./SHQIP.com